Gianni De Biasi rikthehet të flasë sërish për mediat pak kohë përpara ndeshjes me Izraelin.
Trajneri i Kombëtares kuqezi ka folur për ndeshjen ku do të kërkojë 3 pikët, por pa harruar edhe rivalitetin mes Strakoshës dhe Berishës për vendin e titullarit.
“Nuk jemi mirë në klasifikim dhe duhet të paraqitemi mirë, që nga ndeshja me Izraelin, që është shumë e fortë dhe e vështirë si nga aspekti logjistik, ashtu dhe nga kundërshtari. Janë të fortë, por ne shkojmë për të marrë 3 pikët që Izraeli na mori këtu.
Balotazh këtë herë nuk ka, sepse Berisha është i pezulluar, ndërsa për të ardhmen do të flasim. Me rëndësi është të kemi futbollistë që luajnë rregullisht. Thomas Strakosha ka qenë impresionues në sezonin e parë. Madje, ai i ka marrë vendin Marchettit në një skuadër si Lazio që në moshën 22-vjeçare”.
Gjithashtu, De Biasi foli edhe për stadiumin e ri ku bëri një deklaratë disi të çuditshme.
“Në rast se nuk do të jem në krye të ekipit kur të inaugurohet stadiumi i ri, më ftoni dhe do të vij të shoh ndeshjen”.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’