Çfarë mendon për dashurinë secila shenjë e horoskopit

09:48 | 15 Maj 2017
Arbresh.info

Nuk është njësoj se cilës shenjë të horoskopit i takoni. Kjo po e përcaktuaka edhe atë se çfarë domethënieje ka dashuria për ju.

Dashi

Për personat e lindur në këtë shenjë dashuria është nevojë që duhet plotësuar. Ata e kuptojnë dashurinë si të drejtë elementare të tyre dhe nuk heqin dorë nga kërkimi i saj. Dashi venitet kur nuk ka dashuri. Ata duhet vetëm që të mos nguten tepër në këtë drejtim.

Demi

Për personat e lindur në shenjën e Demit, dashuria është përkushtim ndaj afërsisë fizike dhe ndjesore. Kur kanë nevojë për dashuri, personat e kësaj shenje duan që atë ta kenë menjëherë. Dashuria për ta ka një domethënie tepër të thjeshtë dhe të kuptueshme. Ata janë besnikë dhe të përkushtuar.

Binjakët

Për personat e lindur në këtë shenjë, dashuria është ndjenja e rehatisë dhe sigurisë, e cila i bën të lumtur dhe i bën të ndihen të sigurt. Në anën tjetër, për ta dashuria është edhe pengesë për ndjenjën e lirisë së plotë. Nëse personat e lindur në këtë shenjë e shohin dashurinë si obligim, atëherë mund ta tradhtojnë partnerin.

Gaforrja

Për personat e lindur në shenjën e Gaforres, dashuria është rrjet i sigurisë emocionale, nevojë e cila gjendet mbi gjitha të tjerat dhe diçka që do të duhej të dilte nga sinqeriteti dhe miqësia. Për ta, dashuria paraqet ndjenjën më të bukur. Ata vetëm duhet të mësohen se si të relaksohen më mirë.

Luani

Për personat e lindur në këtë shenjë, dashuria është romancë, e zjarrtë, e qartë dhe e mrekullueshme, sikur në filma dhe përralla. Atyre iu pëlqen që të jenë të dashuruar dhe e adhurojnë ndjenjën e të qenit në dashuri. Luani di ta dojë edhe veten e vet, por edhe tërë botën.

Virgjëresha

Për personat e lindur në këtë shenjë, dashuria është mister të cilit mezi presin që t’i jepen. Në dashuri ata janë buzë të të menduarit të arsyeshëm, nuk duan të dinë asgjë më shumë sesa ajo që shohin dhe besojnë në atë që shohin. Gjërat të cilat nuk i shohin, për ta nuk ekzistojnë fare.

Peshorja

Për personat e lindur në këtë shenjë, dashuria është harmoni. Bashkimi i mendjeve të balancuara në asnjë rast nuk është ekstrem dhe çon deri te rezultatet e lumtura dhe të këndshme për të dy palët. Kanë nevojë për kohë shtesë, që ta gjejnë personin e duhur.

Akrepi

Për personat e lindur në këtë shenjë, dashuria është pasion për të qenë unikë, i cili i kaplon në tërësi dhe i përcjell gjatë tërë jetës së tyre, duke ndikuar te mendimet dhe përzgjedhjet që i bëjnë. Për ta, dashuria është ndjenjë kulmore. Por, Akrepi ende duhet ta mësojë domethënien e marrjes dhe dhënies në dashuri.

Shigjetari

Për Shigjetarët dashuria është e përjetshme, por edhe diçka që mund t’iu ikë, për çka duhet ta kërkojnë atë, ta analizojnë dhe ta mbajnë. Këta persona, në esencë, nuk janë të sigurt, prandaj ngushëllimin e kërkojnë te idealizimi, ku edhe dinë ta teprojnë. Kanë nevojë për leksione rreth besnikërisë dhe përkushtimit.

Bricjapi

Për personat e lindur në këtë shenjë, dashuria është një këmbim i dyanshëm i kënaqësisë, sigurisë dhe kënaqësisë. Përkundër mendimit të përgjithshëm, për ta dashuria ka rëndësi të madhe. Paraqitja e tyre e jashtme, që është serioze, mund ta fshehë anën e ndjeshme, të brendshme, që e posedojnë.

Ujori

Për personat e lindur në këtë shenjë, dashuria është freski dhe diçka e re, jo e rëndomtë dhe e këndshme.

Ujorët duan që ta testojnë thellësinë e dashurisë para se ta pranojnë formën dhe ekzistimin e saj. Për ta, dashuria është universale dhe jo egoiste. Ajo që duhet ta mësojnë, është që në dashuri ka rëndësi që të dorëzohen tërësisht, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Peshqit

Për Peshqit dashuria është ndjenjë jo egoiste, një mrekulli e cila i plotëson, krijon një tërësi dhe kërkon një dorëzim të plotë. Për ta, dashuria është më shumë dhënie, sesa marrje dhe ka shumëçka të përbashkët me kreativitetin dhe filozofinë. Ajo që duhet ta mësojnë Peshqit është se dashuria është gjithëpërfshirëse.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme