Zyrtare: Kështu mund të votojë diaspora në zgjedhjet e 11 qershorit

10:02 | 15 Maj 2017
M. A.

Zgjedhësit në diasporë mund të paraqiten për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 qershor 2017, duke u regjistruar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në Kosovë.

“Nëse jeni nga Republika e Kosovës dhe jeni banor i Republikës së Kosovës, por që jetoni jashtë Kosovës, mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta merrni nga burimet e mëposhtme: www.kqz-ks.org.

Formulari I për qytetarët që posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Formulari II për ata që nuk e posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi.

Linja ndihmëse në Njësinë e Operacionit të Votimit përmes Postës: + 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200 Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës si dhe në pikat shpërndarëse të personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës që gjenden në diasporë (për adresat e tyre, ju lutem kliko këtu).

Për të plotësuar kushtet që të votoni nga jashtë Kosovës ju duhet: -Të keni moshën 18-vjeçare në ditën e votimit, më 11 qershor 2017, -Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës dhe të posedoni dokumente të identifikimit (ID) të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut, Apo vërtetimi që vërteton se jeni person legjitim për t’u regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës. Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë, dërgojeni edhe një kopje të një dokumenti të identifikimit me afat të shtetit ku jetoni. Formulari i plotësuar së bashku me dokumentet e bashkëngjitura duhet të pranohen apo të arrijë në KQZ deri më 22 maj 2017. Formularin e plotësuar mund ta dërgoni: Përmes postës në adresë të KQZ-së (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P. 6 Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës).

18403343_10154486264057681_3921010313812452560_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme