Google ADS

Jenner njoftohet me familjen e Travis Scott

01:07 | 15 Maj 2017
Trina Galanxhi

Që të dy u panë së pari teksa po shoqëroheshin në festivalin muzikor në Coachella.

Por, pavarësisht se kjo ngjarje ndodhi muajin e kaluar, Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë vendosur hapa të mëtutjeshëm për lidhjen e tyre, njofton Klan Kosova.

Mediat rozë raportojnë se Scott, tashmë ka njoftuar bukuroshen Jenner me familjen e tij, duke iu thënë madje se ajo është e duhura për shtëpinë e tij dhe se Jenner është mjaft serioze.

Sipas burimeve të TMZ, çifti janë parë duke ndarë kohë edhe në një nga pishinat private fotografi e cila është siguruar dhe publikuar në rrjetet sociale.

Jenner e cila është motra më e vogël e të famshmes Kim Kardashian, mësohet se ka kaluar goxha kohë me të dashurin e saj më të ri në vendlindjen e tij.

404ce38200000578-4504150-image-m-24_1494753052130-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme