Google ADS

Mustafa mbështet Lumir Abdixhikun, Lutfi Haziri kërkon mbështetjen e Agim Veliut për Kryeministër

23:17 | 14 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili tashmë ka dhënë lajmin se nuk do të jetë më kandidat i LDK-së për Kryeministër, është duke u përpjekur që ta shtyjë përpara kandidaturën e Lumir Abdixhikut nga Riinvesti.

Mustafa mbështet Abdixhikun për Kryeministër, për shkak ka aksione në Riinvest dhe se ai është ortak në biznese me djemtë e tij.

Këtë veprim, Mustafa është duke e bërë që ta ruajë pozitën e tij prej lideri të partisë, nga e cila synon ta kontrollojë Abdixhikun.

Por, siç mëson Indeksonline nga zyrtarë të LDK-së, ky kalkulim i Mustafës rrezikon seriozisht ta përçajë tërë partinë, për shkak të mohimit të mundësisë për kuadrot e LDK-së që kanë dhënë kontributin e tyre në këtë parti për vite të tëra.

Në anën tjetër, kandidati më potencial për Kryeministër nga radhët e LDK-së, në strukturat e brendshme të kësaj partie është Lutfi Haziri.

Haziri, në këtë betejë, është duke e kërkuar edhe mbështetjen e krahut tjetër të LDK-së që udhëhiqet nga Agim Veliu.

Kjo luftë e brendshme në LDK pritet të përfundojë të martën në mbrëmje, kur partitë politike e kanë afatin e fundit që t’i dorëzojnë listat për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme