A ndihmojnë kumbullat për të kontrolluar sheqerin në gjak?!

22:42 | 14 Maj 2017
Trina Galanxhi

Kumbullat kanë përbërës që ndihmojnë në kontrollimin e sheqerit në gjak.

Pavarëisht që përmbajnë sasi të lartë të karbohidrateve, kumbulla nuk shkakton rritje të konsiderueshme të nivelit të sheqerit në gjak, transmeton portali arbresh.info.

Kjo i atribuohet potencialit të tyre për të rritur nivelet e adiponcetinit, hormone që luan rol të rëndësishëm në stabilizimin e sheqerit në gjak.

Përveç kësaj, fibra në kumbulla mund të jetë pjesërisht përgjegjëse për efektet e tyre mbi sheqerin në gjak. Fibra ngadalëson shkallën në të cilën trupi juaj përthith karbohidratet pas konsumimit, duke shkaktuar stabilizimin gradual të sheqerit në gjak.

Për më tepër, kumbulla është prefereushme të konsumohet edhe nga personat që kanë nivel të ulët të diabetit, por gjithmonë një gjë e tillë duhet të bëhet në konsulltim me mjekun./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme