Putin zbulon një tjetër pasion, luan piano në Pekin

22:26 | 14 Maj 2017
Trina Galanxhi

Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq duke luajtur në piano, teksa priste homologun e tij kinez Xi Jinping për të zhvilluar bisedime dy palëshe në Pekin.

Mediat ruse shkruajnë se presidenti Putin luajti në piano disa melodi nga këngë të kohës sovjetike për Moskën dhe Shën Pjetërburgun, duke treguar se lavdia e dikurshme është ajo që Putin dëshiron t’i kthejë Rusisë moderne.

64-vjeçari ka treguar edhe aftësinë e tij në piano, pas pasionit për artet marciale dhe sportet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme