Kolonat e gjata dhe të mundimshme janë sigurisht ndër problemet më të shpeshta në sezonin e verës apo të cilësdo festë që i mundëson mërgimtarëve të vijnë në Kosovë.
Në dy zonat kufitare me Serbinë, qytetarët detyrohen që të presin për orë të tëra pothuajse çdo verë.
Por sipas Policisë së Kosovës, çdo vit ndërmerren veprime me shtim të personelit në mënyrë që pritja të jetë sa më e vogël.
Të pyetur nga Indeksonline lidhur me atë se çfarë saktësisht do të ndërmerret për muajt e verës që qytetarët kosovarë që jetojnë në shtetet e Evropës të mos presin gjatë në kufi, theksohet se e gjitha ka ta bëjë me shtimin e personelit dhe aplikimit të procedurave të përshpejtuara për kalim kufitar.
“Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti i Policisë kufitare, bazuar në planifikimet e saja operacionale për ç’do vit ndërmerr veprime me shtim të personelit dhe aplikimit të procedurave të përshpejtuara për kalim kufitar, kuptohet në rastet kur ekziston mundësia e aplikimit të procedurave të përshpejtuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Madje sipas Hoxhës kjo situatë është vlerësuar dhe analizuar për çdo vit nga Policia e Kosovës.
“Ne për çdo vit bëjmë vlerësimin dhe analizimin e situatave që krijohen në pikat kufitare dhe sipas nevojës dhe rezultateve të dala aplikojmë edhe masa shtesë me qellim të shmangies së krijimit të kolonave dhe pritjeve të gjata”, ka shtuar Hoxha.
Sipas Hoxhës kolonat nuk arrihen të shmangen vetëm nga organizimi i palës kosovare.
“Ju e dini se në disa raste, në disa pika kufitare janë palët tjera, duke përfshirë edhe shtimin e numrit të madh të kalimtarëve/automjeteve që qarkullojnë, bëjnë që të vije deri te krijimi i kolonave”, ka përfunduar Hoxha.
Ndryshe tashmë ka mbetur edhe pak kohë deri në sezonin e verës kur edhe mërgimtarët detyrohen të presin kolonat e gjata dhe të mundimshme për të arritur deri në destiancionin e fundit në Kosovë.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”