Kryeparlamentari i ri i Maqedonisë, Talat Xhaferi i ka nisur një letër të dytë presidentit Ivanov, përmes së cilës i kërkon mandatimin e kreut të shumicës së re parlamentare, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re të vendit.
Lajmi konfirmohet nga kabineti presidencial, por vendimi i presidentit mbetet ende i paqartë.
E me të gjitha gjasat, duket se Ivanov ende nuk është i gatshëm t’i japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Në njoftimin e publikuar nga Presidenca thuhet se Ivanov i qëndron vendimit të tij se e ashtuquajtura “platformë e Tiranës”, por edhe çdo dokument apo veprim tjetër kundër Kushtetutës së Maqedonisë, nuk mund të jetë kusht apo bazë për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.
“Në lidhje me dhënien e mandatit, Presidenti i Maqedonisë do të veprojë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe me praktikën e vendosur deri më tani”, thonë nga kabineti i Gjorge Ivanovit.
Por çfarë ndodh nëse Ivanov refuzon ta mandatojë si kryeministër Zoran Zaevin? Profesori i të drejtës kushtetuese, Vlado Popovski thotë se Kushtetuta nuk jep zgjidhje për të tilla raste. Megjithatë…
“Nëse Ivanov nuk e jep mandatin, nuk do të ketë të mandatuar dhe në këtë rast, nëse thirret Parlamenti nga kryeparlamentari i ri, atëherë është Kuvendi që mund të marrë guximin dhe të zgjedhë qeverinë e re. Rrugë tjetër nuk ka”, shprehet Popovski. Kredibilitetin e presidentit Ivanov e ka rrëzuar edhe eksperti juridik, Mersim Pollozhani, kur thotë se “Ivanov ka dëshmuar qartë se është në shërbim të plotë të politikave të Gruevskit”.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen