Isa Mustafa: U shpëtua Trepça që ishte para falimentimit

13:58 | 14 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se Qeveria e udhëhequr prej tij shpëtoi falimentimin e Trepçës. Ka thënë se kanë ofruar zgjidhjen më të mirë për ndërmarrjen që dikur ishte më e madhja në Kosovë.

“Pas 17 vjetësh paqartësie, ofruam zgjidhjen më të mirë për Trepçën. E shpëtuam nga falimentimi, i hapëm perspektivë të fuqishme zhvillimore, i bëmë minatorët bashkëpronarë të Trepçës…”, ka shkruar Mustafa, në FB.

Mustafa kishte proceduar Ligjin për Trepçën në Qeveri e Parlament, duke pamundësuar kështu shitjen e kësaj ndërmarrjeje.

Këtë punë e kishte bërë bashkë me PDK’në në koalicion që e kishin ndërtuar pas zgjedhjeve të fundit.

Sidoqoftë, Qeveria është rrëzuar me votat e PDK’së pas një mocioni të nisur nga Opozita.

Në këtë reagim për Trepçën, Mustafa ka thënë se s’duhet pasur frikë nga sukseset e përbashkëta të kësaj Qeveria.

“Pa protagonizëm, pa frikë nga sukseset e përbashkëta!”, ka shtuar ai.

Mustafa ka paralajmëruar se nuk do të jetë më kandidat i LDK’së për Kryeministër derisa rrugën do t’ua lëshojë të rinjve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme