“Ekspozita, që do të mbahet deri më 31 korrik në Muzeun Mohammed VI të artit modern dhe kontemporan të Rabatit (MMVI), është një ngjarje e rëndësishme”, theksoi Colline Zellal, mbikëqyrëse e trashëgimisë në muzeun kombëtar Picasso-Paris dhe komisionere e ekspozitës.
“Me 115 vepra të Picassos në një hapësirë të vetme dhe të njëjtë, është një ëndërr”, shprehet Abdelaziz El Idrissi, drejtori i muzeut.
Marokenët do të shohin për herë të parë vepra që i kanë parë vetëm në librat shkollorë.
Ekspozita, e organizuar nga Fondacioni kombëtar i muzeve në Marok (FNMM) në bashkëpunim me Muzeun kombëtar Picasso-Paris është një kronologji e veprës së artistit./Arbresh.info/