Ka vdekur nga një sulm në zemër ish ushtari i UÇK-së, Shaban Dragaj.
I ndjeri ishte i lindur në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës. Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish ushtrinë e RSFJ-së.
Me formimin e UÇK-së, Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllain Musën, iu bashkëngjit radhëve të saj. Si pjesëtar i UÇK-së, ai ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Berishës dhe Drenicës.
Pas mbarimit të luftës, Dragaj ka shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës. Dragaj është inkuadruar edhe në poltikë dhe ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Mitovicës. Një kohë ishte kryetar i Degës së AAK-së në Mitrovicë.
Ai la pas vete gruan me dy fëmijë, nënën dhe anëtarë tjerë të shumtë familjes.
Varrimi të ndjerit do të bëhet sot (e diel, 14.05.2017), në ora 16:00, në varrezat e Mitrovicës, në Shipol.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?