Venezuelë, kundër qeverisë protestojnë edhe pleqtë

00:32 | 14 Maj 2017
Trina Galanxhi

Mijëra të moshuar në Venezuelë kanë marrë rrugët në Caracas dhe në qytetet tjera për protestuar kundër qeverisë së Nicolas Maduro.

Venezuela është futur në një krizë të thellë ekonomike dhe gjendja është gjithnjë e më shumë drejt përkeqësimit, transmeton portali arbresh.info

Policia ka bllokuar aksesin në një rrugë kryesore në kqyeqytet dhe ka përdorur sprej për të kontroluar turmën.

Protestuesit kanë goditur me grushte policinë dhe kanë kërkuar që të respektohet e drejta e tyre.

Venezuela po përballet me një mungesë të shumë elementeve bazë, duke përfshirë ilaçet dhe pajisjet medicinale.

Shumë mendojnë se njerëzit e moshuar janë prekur veçanërisht nga kriza në sistemin shëndetësor.

Gjatë protestave që filluan gjashtë javë më parë në Venezuelë, janë vrarë të paktën 39 persona./Arbresh.info

_96035771_039439876-1 _96035773_039438628-1 _96035775_039436926-1 _96037086_039444270-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme