De Biasi: Humbja të bën më të fortë

23:47 | 13 Maj 2017
Arbresh.info

Humbja të mëson të fitosh, një shprehje e famshme e cila zë një vend të rëndësishëm edhe në karrierën e Gianni De Biasit.

I ftuar në hapjen e edicionit të 4-t të javës së inovacionit për vitin 2017-të, trajneri i kombëtares shqiptare nëpërmjet 7 fotove tregoi disa nga eksperiencat e jetës së tij në aspektin profesional. Në eventin Fuck Up Nights e cila është një lëvizje globale e lindur në vitin 2012-të në Meksikë dhe që këtë vit do të mbahet në Shqipëri, për 1 javë cdo mbrëmje 4 personazhe të njohur nga cdo fushë e jetës do të tregojnë sesi ja kanë dalë të kapërcejnë vështirësi dhe falë forcës dhe kurajos kanë arritur aty ku janë sot. Në ditën e parë  4 perzonazhet vip që treguan eksperiencat e tyre ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, këngëtarja Rovena Dilo, trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi dhe ministrja e inovacionit Milena Harito. Në fjalën e tij De Biasi tregoi disa nga etapat e karrierës së tij nëpërmjet fotove që shfqeshin në ekran.

”Jam i lumtur që ndodhem këtu mes jush edhe pse momenti nuk është ai  i duhuri pasi vimë pas 3 humbjeve rradhazi, por kush më mirë se unë mund të flasë për humbjet dhe dështimin. Në jetën tonë profesionale humbjet në mësojnë të fitojmë. Objektivat duhet të jenë sic shpesh ndodh të mundshëm, jo shumë të ulët por edhe jo shumë të lartë për tu arritur, sepse përndryshe nuk mund të përballesh me vështirësitë. Unë në jetën time kam patur eksperienca të ndryshme. Kam luajtur me Interin e Milanos dhe kur isha 17-vjec kam qenë një dhomë me Sandro Mazzolën një nga të mëdhenjtë e futbollit italian dhe më dukej vetja sikur ndodhesha në qiell. Sfidat për mua janë stimuluese, kur vendosa të drejtoj Shqipërinë në Itali më thoshin që je i cmendur ku po shkon, unë u thashë që po shkoj aty të tregoj kush jam. Pas 5 viteve në Shqipëri  them se ja kam dalë, pasi me kombëtaren kuqezi arritëm atë sukses të jashtëzakonshëm që ishte kualifikimi në kampionatin Europian duke bërë të lumtur një komb të tërë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme