Që kur Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, gjithmonë e më shumë hebrenj të New Yorkut po kërkojnë nënshtetësinë gjermane.
Statistikat e treguan qartë se cila ishte preferenca e hebrenjve në presidencialet e nëntorit 2016: 75 përqind e tyre votuan për Hillary Clintonin, e cila humbi perballe Trumpit dhe qasjes së tij, që përfshinte dhe retorikat nacionaliste.
Sipas nenit 116 të Kushtetutës së Gjermanisë, nënshtetësinë mund ta marrin të gjitha ata personave të cilëve iu është hequr mes viteve 1933 deri 1945, e kjo vlen edhe për pasardhësit. Në periudhën e viteve 2014 dhe 2015 , këtë të drejtë e shfrytëzuan për secilin viti 50 deri 70 hebrej të New Yorkut.
Nëntorin e vitit të kaluar, ishin 124 të tillë, por marsin e këtij viti, numri shënon një kapërcim të beftë në 235 vetë.
Një pjesë e këtyre njerëzve i druhen shtimit të anti-semitizimit. Për të tjerë, pak rëndësi kishte pasur deri më tani situata politike. Ata ndiheshin të lidhur me trashëgiminë e të parëve, dhe e mendonin ndonjëherë kthimin në Gjermani. Por tani, dëshira i është përforcuar, dhe me ndryshimin e klimës politike në vend, momentin e shpërnguljes e shohin si përherë e më të afert. Me situatën e krijuar, jo vetëm në SHBA, por edhe në Europë e në botë, ata e shohin Gjermaninë si një vend më të sigurtë, më mikpritës e më të hapur se shumë të tjerë.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...