Google ADS

Treni me të cilin Serbia provokoi Kosovën, po përdoret për dasma (FOTO)

22:19 | 13 Maj 2017
Arbresh.info

Më 14 janar të këtij viti, institucionet e vendit u quan në këmbë nga një tren që Serbia e nisi drejt Kosovës.

Siç raporton Blici i Serbisë, treni i prodhimit rus tani është duke u përdorur për t’u bërë fotografi dasmash në Serbi, transmeton Indeksonline.

Treni i cili ka të shkruar mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë të ndryshme të botës, është kthyer në një atraksion për qytetarët serbë. Ky tren përshkon linjën ditore nga qyteti i Kralevës në atë të Jagodinës dhe anasjelltas.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme