Papa Françesku ka deklaruar se do të jetë i drejtpërdrejtë me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, mbi dallimet e tyre të mëdha, si emigracioni dhe ndryshimet klimatike.
Ati i Shenjtë dhe Donald Trump do të zhvillojnë takimin e tyre të parë në Vatikan në fund të këtij muaji, transmeton portali arbresh.info
Gjatë kthimit nga Portugalia, Papa u ka thënë gazetarëve se ai do të jetë mendje hapur dhe nuk do të gjykojë Trumpin pa dëgjuar pikëpamjet e tij.
“Edhe nëse dikush mendon ndryshe, ne duhet të jemi të sinqertë në lidhje me atë që mendon secili”, ka thënë Papa, i cili ka shtuar se shpreson se do të gjejë ‘një derë të hapur’ për dialog me Trump në mënyrë që të kontribuojë në kauzën e paqës botërore./Arbresh.info
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...