Ditët e fundit, në rrjete sociale dhe në faqe të ndryshme ka qarkulluar një informacion në lidhje me Skënderbeun.
Thuhet se skuadra korçare është ndëshkuar nga UEFA në lidhje me veprimet e sezonit të shkuar dhe për këtë vendimi është drastik që e zbret nga kategoria.
Informacioni vijon më tej duke bërë me dije se Federata Shqiptare e Futbollit hesht për këtë çështje, për të mos prishur garën dhe kampionatin aktual pasi nuk janë saktësuar as fituesi i kampionatit, as fituesi i Kupës së Shqipërisë dhe nuk janë përcaktuar as ekipet që do të zbresin në Kategorinë e Parë (është përcaktuar vetëm Korabi).
Në lidhje me këtë, gazeta “Panorama Sport” u interesua pranë klubit kampion në fuqi. Burime të besueshme dhe të sigurta të gazetës pranë skuadrës korçare kanë mohuar gjithçka në lidhje me këtë informacion, duke bërë me dije se nuk ka asgjë të vërtetë dhe nuk ekziston asnjë dënim nga UEFA.
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...