Në incidentin që ndodhi në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, 56 vjeçari, Murat Kuçi, i nacionalitetit boshnjak, u qëllua me armë zjarri duke mbetur i vdekur në vend.
E familjarët thonë se i ndjeri nuk kishte probleme me askënd.
‘U kon 4 vite pronar i atij lokali, problem s’ka pasë kurrë. E ka majtë familjen…u mundu me punu… problem s’ka pase sa di unë”, tha një familjar i tij.
Ata as nuk dyshojnë në dikënd.
“Sen nuk dimë. Të kqyrim çka po thotë policia, ekspertiza”, tha ai.
E rastin për Klan Kosovën përmes telefonit, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.
Ai ka bërë të ditur se menjëherë pas aktit është arrestuar një person i dyshuar, mashkull i nacionalitetit serb , me inicialet D.S 33 vjeçar.
Personi i dyshuar, armën me të cilën besohet se ka kryer vrasjen e ka hedhur në një vend tjetër, ndërsa prokurori i cili ka qenë në vendin e ngjarjes , vrasjen e ka cilësuar si vrasje të rëndë, por pa u përcaktuar motivet.
Trupi i pajetë i viktimës ishte dërguar për obduksion, e pasditen e së shtunës u varros.
Ai ka lënë pas vetes gruan, tre djem, dhe një vajzë.
https://www.youtube.com/watch?v=gM7gzvS4Jvk
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...