Shaqiri, Xhaka dhe Mustafi, shikoni notat pas ndeshjes

20:47 | 13 Maj 2017
Arbresh.info

Stoke City është treguar i pafuqishëm në shtëpi ndaj Arsenalit, duke pësuar kështu humbje me rezultat të thellë 4:1.

Oliver Giroud (42’ e 80’), Mesut Ozil (55’) dhe Alexis Sanchez (76’) shënuan për Arsenalin, derisa golin e nderit për Stoke City e shënoi Peter Crouch (67’).

Për Arsenalin nga minuta e parë luajtën dy shqiptarët, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, derisa për Stoke Cityn luajti Xherdan Shaqiri.

Pas kësaj fitore, Arsenali ka shkuar në kuotën e 69 pikëve dhe gjendet në pozitën e pestë, një pikë larg pozitës së katër, që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme