Me ftese të Talat Xhaferit, përfaqësues të gjitha partive politike u takuan ne Kuvend.
Takimi nuk zgjati me shume se 1 ore, kurse temë e bisedimeve ishin zgjedhjet lokale.
Asnjeri prej përfaqësuesve politikë nuk kishte përgjigje konkrete.
LSDM konfirmon se temë e takimit kane qene zgjedhjet lokale, ndërsa nënkryetari i BDI-se, Sadulla Duraku tha se takimet do vazhdojnë te hënën.
“Ditën e Hënë do takohemi përsëri”, tha Sadulla Duraku, nënkryetar i BDI-së.
E deputeti i Lëvizjes Besa mohoi se ka pasur ndonjë takim.
“Nuk kishte takim as mbledhje të koordinatoreve”, tha Zekirja Ibrahimi, deputet i Lëvizjes Besa.
Edhe pse nga partia e tij dje thane se do te pranojnë çfarëdo propozimi qe çon drejt zgjedhjeve lokale, deputeti i VMRO DPMNE-se, Nikolla Todorov, ngutej me shume se te gjithë qe te largohet nga kuvendi.
Gjate brifingut qe Xhaferi që pati dje me gazetaret, tha se procedurat për ndryshime ne kodin zgjedhor do te fillojnë menjëherë pasi partitë të merren vesh në mes vete, njofton TV21.
Mandati i administratave komunale skadon të hënën, kurse ishte vet kryetari i kuvendit ai qe ftoj partitë qe sa me shpejt te dakordohen për ketë çështje, qe mos te bllokohet puna e komunave.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...