Përfaqësuesit e të gjitha partive politike gjatë ditës së sotme janë mbledhur në koordinim “sekret” mes vete.
Për këtë takim pothuajse mediat nuk ishin fare të informuara, ndërsa nuk u dhanë kurrfarë detajesh se për çfarë diskutuan partitë parlamentare dhe nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për zgjedhjet lokale.
Në këtë takim ishin përfaqësues të të gjitha partive LSDM-së, VMRO-së, BDI-së, Besës, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së. Takimi vjen vetëm dy ditë përpara koordinimit të caktuar nga kryeparlamentari i ri Talat Xhaferi për të hënën.
Një ndër temat e diskutimit midis koordinatorëve do të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale ndërsa nëse arrihet marrëveshje, e njëjta menjëherë do të futet në procedurë.
Mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal skadon të hënën, ndërsa Xhaferi një ditë më parë u bëri thirrje partive që urgjentisht të bisedojnë për këtë problematikë me qëllim që komunat të mos bllokohen në tërësi.
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot