Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ftoi që sa më shpejtë të mbahen zgjedhje lokale së bashku me ato parlamentare.
Për partinë e tij, data më e përshtatshme është 2 korriku për raundin e parë, ndërsa 16 korrikur për raundin e dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gruevski foli edhe për kryetarin e ri të Kuvendit, për të cilin tha se nuk mund ta pranojnë pasi sipas tij, është zgjedhur në mënyrë joligjore.
“Ai për momentin është dhe me siguri do të ngelet ashtu uzurpues i pozicionit të kryetarit të Kuvendit. Ai për ne mund të jetë vetëm deputetë, ndërsa këtu është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe këtë nuk e kundërshtojmë. Por, kryetar i Kuvendit nuk mund të thuhet për shkak se është zgjedhur në mënyrë kundërligjore dhe kundërkushtetutese”, ka thënë Gruevski, gjatë hetimeve që bëri në stadiumin e qytetit të Shkupit, ku po punohet për mbajtjen e “UEFA Super Cup”, ndeshje e cila do të luhet gjatë muajit gusht.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...