Themeluesi i SpaceX dhe Tesla Motors, Elon Musk ka kërkuar nga Qeveria Amerikane që t’i jepet leja për të provuar projektin e tij të e ri. Plani i i miliarderit përfshinë vënien e mijëra satelitëve të vegjël në orbitën e tokës, për të transmetuar sinjale interneti për konsumatorët në të gjithë globin.
Në qoftë se testet janë të suksesshme, plani i tij do të nisë shërbimin në më pak se pesë vite. Mirëpo, Musk nuk është i pari i cili ka për qëllim të krijojë një projekt të ri, Bill Gates në vitet e 90-ta për herë të parë paraqiti një ide të tillë.
Musk, ka një pasuri që as Gates nuk mund ta rivalizojë, që është një flotë e raketave. Themeluesi dhe sipërmarrësi i SpaceX, ka në plan të nisë satelitët nga një raketë “Falcon 9” dhe të bëjë lidhjen e tyre me anë të antenave të objekteve në bregun perëndimor të SHBA-ve.
SpaceX aktualisht është e njohur për qëllimin e dërgimit të njerëzve në planetin Mars, për këtë arsye, Musk është i mendimit se kompania është e aftë për të realizuar këtë projekt.
Ky projekt ambicioz, ka tërhequr edhe investimet e Google dhe Musk ka thënë se përdorimi i satelitëve të lirë në orbitën e ulët, konsiderohet si një realizim me kosto efektive.
Se a do te zhvillohet projekti i Musk, qëndron ne duart e qeverisë Amerikane, nëse qeveria miraton projektin e tij eksperimental, atëherë testimi do të fillojë vitin e ardhshëm.
Edhe pse gjatë dy dekadave të fundit, eksperimentimet me satelite në mbulimin e internetit kanë deëhtuar, Musk pretendon se projekti i tij është ndryshe dhe shpreson që rezultatet do të jenë premtuese./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?