Kryedermokrati Lulzim Basha gjatë fjalës para protestuesve deklaroi se nuk e njeh më “republikën e vjetër” dhe njoftoi vendimin për protestën e radhës, qe e cilësoi “të tretën, të vërtetën”.
“E sotmja ka hyrë në histori, si dita e bashkimi më të madh në histori deri më sot. Prania juaj në këtë shesh, është vota më e shenjtë. E vjetra, po mundet. Që beteja jonë të përmbyllet me fitoren totale ajo është akoma në dorën tuaj.
Dhe unë kam një pyetje për ju: Nuk ju kërkoj asnjë sakrificë tjetër, ju lus që gëzimin dhe paqen ta merrni me vete në fund të këtij referendumi popullor, e ta shpërndani lajmin e mirë në çdo fshat e qytet. Pyetja ime është kjo:
A jeni gati të qëndrojmë të bashkuar, e të bashkohemi përsëri këtu në këtë shesh, derisa sa republika e re të jetë realiteti institucional, kushtetues e qytetar për zgjedhjet e lira e të ndershme që po vijnë. A jeni gati ta vazhdojmë këtë betejë? Ju kërkoj vetëm qëndresë dhe bashkim, dhe zoti do ju bekojë me fitore.
Për zgjedhje të lira e të ndershme, të vetmet zgjedhje që Shqipëria do të ketë për republikë e re të qytetarëve shqiptarë, kështu si u mblodhët në këtë referendum, të jeni gati për të tretën të vërtetën. Marshimin final.
I lutemi zotit t’i hapë sytë e veshët kundërshtarëve të pakët të republikës së re, e të hapin rrugë përmes dialogut. Zotohemi se kjo që themeluam sot këtu, vendimi juaj i madh, shpresa i çdo shqiptari, republika e re nuk do të ndalet por do të marshojë në fitore totale.
Ne e duam dhe do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, sepse kështu e duam”,- tha Basha. /albeu.com
Ukrainasit e rusët japin opinionet e tyre për fitoren e Trum...
Kastriot Imeri shënon gol ndaj Shaktharit në Ligën e Kampion...
Aksidenti në aksin “Korçë- Pogradec”, ndërron jetë 35-vjeçar...
Rezi komenton me Drenushën këngën që e këndoi Atilla, gjatë ...
Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë
George W Bush uron Donald Trump për fitoren