Cila gjë është e përbashkët për Kazanovën dhe Bishën, ç’është ajo që me shekuj te femrat, pos anës së jashtme, e nxit atë kimi dashurore sa që t’u dridhen gjunjët dhe zemra t’u rrahë më shpejt?
Si e imagjinojnë femrat Zotërinë Ideal?
Nëse ju intereson se cili është ai mashkull i ëndrrave femërore, si do të duhej të ishte dhe çfarë karakteresh fizike dhe psikike do të duhej ta zbukuronin, atëherë e keni gjetur vendin më të mirë për t’u informuar.
Një sondazh i kryer nga “Al Femminile” me pjesëmarrjen e më shumë se 11 mijë femrave nga Italia, Spanja, Gjermania Brazili, Britania e Madhe, Franca dhe Polonia, kryesisht të moshave nga 19-30 vjeç, dhe me një numër nga 1-5 partner, ka dhënë rezultate vërtet interesante.
Pamja e jashtme
Shumica e femrave thanë se duan një burrë të gjatë, trup atletik ose muskulor. Pak e rëndësishme ngjyra e syve, ndërsa thuajse të gjitha të anketuarat preferojnë flokët kafe, ndërsa biondet apo të thinjuri janë ata me numrin më minimal të preferencave.
Ndër gjërat që gratë vënë re dhe vlerësojnë më shumë te një burrë janë: në vend të tretë kraharori dhe të pasmet, në vend të dytë duart dhe në vend të parë pamja në përgjithësi.
Karakteristika absolutisht më e parëndësishme? Këmbët të cilat përmenden shumë pak. Kush fiton medaljen e artë, kush ka më shumë rëndësi nga tiparet e fytyrës? Në vend të parë janë sytë, ndjekur nga buzëqeshja dhe nga shprehitë e fytyrës. Shumë e rëndësishme edhe toni i zërit, me përjashtim të Spanjës që i jep shumë pak rëndësi.
Joshja
Ja karakteristikat që e bëjnë një mashkull të na pushtojë dhe të na josh: Interesante të dini se për shumicën e të anketuarave gjestet romantike janë ende të rëndësishme. Që nga shishja e shampanjës te fjalët e përshpëritura me ëmbëlsi, për të kaluar te një darkë romantike, deri në momentin kur nisin puthjet e ëmbla e për të përfunduar me romanticitet “zhveshjen” e njëri-tjetrit, duke shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje.
Ekziston ende një influencë e madhe kinematografike: mashkulli që del nga dushi me një peshqir, në jetën reale rrit rrahjet e zemrës të thuajse çdo gruaje të anketuar.
Çfarë nuk toleron asnjë grua?
Mungesa e higjienës: Kështu JO meshkujve që vijnë “erë e keqe”. Në vend të kësaj një mashkull i këndshëm dhe i parfumosur (pa e ekzagjeruar).
Pasi zbuluam pamjen fizike të “të dashurit të ëndrrave” dhe cilat janë aftësitë që i duhen një “Casanove” për të na joshur, kalojmë te dhoma e gjumit për të zbuluar karakteristikat më “hot” që ëndërrojnë gratë.
Karakteristikat e mësipërme kanë një rol jetik dhe për një mesatare prej 70 përqind të grave ato nuk duhet të mungojnë absolutisht.
Në mesin e gjërave që gratë duan më shumë janë seancat e gjata të puthjeve, si në buzë dhe në çdo pjesë të trupit, e ndjekur nga puthje në qafë dhe në pjesën e butë të veshit.
Ndërsa jeni nën çarçafë e rëndësishme është që ai të mos thotë emrin e ndonjë femre tjetër, e ndjekur nga të qenit altruist dhe t’i kushtojë kohë trupit të femrës që ka në krevat.
JO burrat të nënshtruar: përfundimisht më të preferuar ata që marrin frenat në dorë dhe e dinë çka duan.
JO meshkujve papërvojë dhe atyre që mbarojnë në pak minuta, edhe pse kohëzgjatja nuk duket të jetë një ndër gjërat e rëndësishme në një raport.
PO atij që është në gjendje të eksperimentojë dhe, siç e dini përmasat, për pjesën më të madhe të grave, llogariten. Sigurisht nuk janë thelbësore por ama janë të rëndësishme.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...