Labinot Tahiri reagon pas sulmit ndaj Arbana Xharrës

13:32 | 13 Maj 2017
Arbresh.info

Nënkryetar i AKR-së, Labinot Tahiri, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm ndaj Arbana Xharrës, transmeton arbresh.info.

“Nuk e njoh personalisht Arbanën, por e di që është Shqiptare”, ka shkruar Tahiri.

Reagimi i plotë i Labinot Tahirit:

Shkrim për Arbana Xharren, edhe për sigurinë e çdo gazetari! Nuk e njoh personalisht Arbanen, por e di që është Shqiptare.

A e dini qe keni rrahur një nënë, vajzë, apo motren e juaj?!

A e merrni me mend reagimin e familjës kur e ka marrë vesh…?

A jane keto vajza shqiptare ato te cilave donte Serbi t’ua mirrte dinjitetin vetem se kishim nje etni shqiptare?

Sot ne i perçmojme e i maltretojmë!

Ketu duhet sistem DIKTATURE, për të mos guxuar kurre me e prek nje vajze apo grua. nuk është synimi im të shkoj aq larg por këto veprime nuk i meriton nje nane shqiptare, e as nje tjetër.

Për rastet e përdhunimit, e te turpshme që u behen vajzave tona, do e kisha instaluar DIKTATUREN, se pak njerez e meritojne DEMOKRACIN ne kete vend, qoft edhe Labinot Tahiri.

Unë ju sygjeroj, se vetem te Policia jonë e Kosoves duhet besuar.

Sa i perket individëve e politikës që garantojnë siguri,veç genjehemi dhe genjejmë vetën, se asnjeherë nuk kemi pasur ne këtë vend siguri. Ne nuk jemi për shtet, ne jemi me e shkatrru shqiptari-shqiptarin.

Ketu ta rrasin Haraq, kush do qe mundet!

Ketu te qesin Fajde, kush do qe mundet!

Këtu ta dhunojne vajzen, kush do qe mundet!

Ketu veq qe mundet edhe ta ndalojne rrugen, pra ketu duhet Diktatur, e jo Demokraci.

Ketu Politika ka instaluar siguri vetem ne baza partiake, por ne baza shtetrore as pak!

Pra kujdes!

Kujdes, vajza ime, e juaja, dhe vajzave tona shqiptare kujdes Rini!

Arbana me vjen keq shume. Nuk i gezohem gjendjes suaj te cilen e ke perjetuar, prandaj foton e mengjesit me ate pamje nuk e postova po deshta ketu ku dukesh e bukur dhe e guximshme.

Labinot Tahiri, Ferizaj ,Kosove e Shqipërisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme