Kryeministri në largim, njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kishte paralajmëruar deputetët e vet se kush nuk i dëgjon ‘urdhrat e partisë’, atëherë të njëjtit nuk do të jenë pjesë e listave në zgjedhjet e parakohshme.
Njëri prej tyre është edhe deputeti Shpejtim Bulliqi. Ky i fundit kishte kundërshtuar haptas propozimin e Mustafës për ta votuar çështjen e Demarkacionit, e cila edhe ishte “mollë-sherri” për prishjen e koalicionit me PDK-në.
Mirëpo, Bulliqi nuk brengoset për këtë fakt. Ai thotë se do të qëndrojë në LDK edhe nëse e largojnë nga listat.
“Ato janë krejt vendime që shkojnë shkallë-shkallë në nivele partiake. Në qoftë se partia e vlerëson se ka nevojë për mua, është gjithçka në rregull, nëse jo, prapë është në rregull. Unë gjithmonë kam qenë LDK dhe do të mbetëm në LDK pavarësisht situatave”, ka thënë ai për “Indeksonline”./Arbresh.info/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...