Himarë, përplaset nga dallgët, plagoset 18 vjeçari rus

11:20 | 13 Maj 2017
Arbresh.info

Një 18-vjeçar rus ka marrë plagë në trup pasi është përplasur nga dallgët e forta teksa ishte futur në det në plazhin e Himarës, pranë vendit të quajtur Gjiri i Gjipeut.

Shtetasi rus A.D., 18 vjeç, është dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Top Channel.

Mësohet se i dëmtuari ka qenë nën shoqërinë e personave të tjerë të huaj, të cilët kishin dalë në këtë zonë për të notuar, por vetëm 18-vjeçari ishte futur në det.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme