Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për një marrëveshje për armë me Arabinë Saudite, në vlerë prej 100 miliardë dollarë, një javë përpara se presidenti Donald Trump të vizitojë Rijadin, ka raportuar agjencia Reuters.
Duke cituar zyrtarë brenda Shtëpisë së Bardhë, Reuters ka raportuar se paketa e armëve mund të tejkalojë 300 miliardë dollarë gjatë një dekade dhe do të ndihmojë Arabinë Saudite që të forcojë mbrojtjen kundër Iranit, grupit militant Shteti Islamik dhe kërcënimeve të tjera rajonale.
Shtetet e Bashkuara historikisht kanë qenë funizuesit kryesorë të armëve për sauditët, duke ofruar dhjetëra miliardë dollarë avionë luftarakë F-15 si dhe armë të tjera të sofistikuara.
Kjo është paketa më e madhe e propozuar ndonjëherë, ku përfshihen anije, sisteme të mbrojtjes ajrore, siguri detare, kontratë për armë dhe mirëmbajtje, ka njoftuar Reuters.
Kjo marrëveshje vjen pasi grupet e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për uljen e shitjeve të armëve në Mbretërinë saudite, pas vdekjes së mijëra civilëve, për të cilat janë fajësuar sulmet ajrore të udhëhequra nga Arabia në Jemen.
Kritikat e shumta bën që administrata e ish-presidnetit Barack Obama të tërhiqej nga marrëveshja për të furnizuara Riadin me sisteme të rakave.
Reuters ka cituar një zyrtar të Trumpit të ketë thënë se “është mirë për ekonominë amerikane, derisa Izraeli vazhdon të mbajë një avantazh”./Arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...