Komuna e Vushtrrisë tregon se si është vetëpunësuar drejtori i DKA’së (DOKUMENT)

09:59 | 13 Maj 2017
Arbresh.info

Dega e Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ditë më parë, përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet në fushën e arsimit në këtë komunë. shkruan Arbresh.info.

Shqetësimi i cili është shprehur nga Vetëvendosje ka të bëjë më punësim, pasi që drejtori i drejtorisë së arsimit Musaj Tërbunja në këtë komunë e ka punësuar vetën si zyrtarë në Arsimin e Mesëm të Lartë përmes një konkursi të shpallur ditë më parë.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Vushtrri shpreh shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në fushën e arsimit në Komunën e Vushtrrisë. Në vazhdën e degradimit dhe politizimit të thellë dhe të vazhdueshëm të arsimit në Komunën e Vushtrrisë është edhe rasti skandaloz i konkursit të fundit për pozitën: Zyrtar për Arsimin e Mesëm të Lartë, të datës 31.03.2017.

Në këtë konkurs, z.Musaj Tërbunja, që sipas faqes zyrtare të komunës ushtron pozitën e Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në këtë Komunë, fillimisht i “shpallë vetës” konkurs të paramenduar për vetëpunësim, dhe pastaj, pas procedurave me datë: 04. Maj 2017 e shpallë vetën fitues në konkursin e cekur më lartë, duke u vetëpunësuar, që paraqet skandal të llojit të vet.” thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes

Portali Arbresh info lidhur me këtë  ka kontaktuar me zyrtarë të komunës së Vushtrrisë e cila udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës PDK-ja ku kanë thënë se konkursi është hapur pasi qe një punëtor ka shkuar në pension.

18300872_483360382007364_8421087971862809751_n

“Ky vend i punës ka qenë i lirë dhe i planifikuar me plan të personelit për vitin 2017,pasi që më herët një punëtor ka shkuar në pension. Konkursi ka qenë publik dhe në të kanë konkurruar kandidatët të cilët iu kanë nënshtruar procedurave të rekrutimit – testit me shkrim dhe me gojë. Komisioni ka qenë i pavarur në punën e vet dhe shumë transparent”. tha  Shemsedin Preteni zyrtar për komunikim.

Ai tutje shtoj se punësimi i drejtorit të arsimi në këtë pozitë është në përputhje me ligjin mbi shërbimin civil të Kosovës.

“Vlen të theksohet se Ligji mbi Shërbimin Civil të Kosovës, Neni 14.pika2, e përcakton qartë se funksionarët publik mund të konkurrojnë si kandidat për vende të lira të punës në shërbimin civil. Funksionarët publik të cilët kalojnë me sukses ekzaminimin dhe testimin sipas këtij ligji do të marrin statusin e shërbyesit civil.” tha Preteni.

Ai tha se Kandidati në fjalë i ka plotësuar të gjitha kushtet e konkursit pasi që ka përfunduar fakultetin dhe ka dhënë kontributin në arsim që nga viti 1991.

“Kandidati  në fjalë e ka fakultetin 5 vjeçar të kryer dhe ka pasur përvojë punë në mësimdhënie dhe menaxhim. Personi në fjalë ka dhënë një kontribut të çmuar për arsimin e Komunës së Vushtrrisë që nga vitit 1991 e deri tash”.

18300894_483360345340701_8965492153526055820_n

Në pyetjen se a është i politizuar arsimi në komunën e Vushtrrisë zyrtari nga komuna tha se sistemi i arsimit në komunën e Vushtrrisë nuk është politizuar asnjëherë.

“Natyrisht,që kryetari si për çdo konkurs tjetër,edhe për këtë ka qenë në dijeni dhe ne konsiderojmë se në asnjë moment sistemi i arsimit në Komunën e Vushtrrisë nuk është politizuar. Për këtë ekzistojnë shumë dëshmi dhe shembuj se në pozitat e drejtorit në shkolla të ndryshme të Komunës janë persona që i takojnë subjekteve të tjera politike”./Arbresh.info/

18221857_483360332007369_6009170482080665633_n

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme