Anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Arbana Xharra mbrëmë është sulmuar në parkingun e banesës së saj në Prishtinë, shkruan Arbreah.info.
Lidhur me këtë raste ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga policia e Kosovës, por të menjëhershme kanë qenë reagimet e krerëve të shtetit, ministrave, deputetëve e etj.
Ambasadorja e Kosovës në Amerikë Vlora Çitaku përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë “Marre marre marre. Nuk kam fjale. #meArbanen”:.
Ndërsa zëvendës ministri i pushteti lokal nga radhët e LDK-së Bajram Gecaj ka thënë se Dhuna ndaj Xharrës është e papranueshme.
Më poshtë mund ti lexoni disa nga reagimet e personaliteteve publike në vend.
Faton Topalli Vetëvendosje: “U zgjove nga gjumi me një lajm të keq për dhunën ndaj Albana Xharrës”.
“Dhunë, ndaj gruas, dhunë ndaj aktivistëve politik të Lëvizjes Vetëvendosje, dhunë në burgje, dhunë ndaj qytetarëve. Deri kur kështu”?
“A nuk është koha që të zgjedhim një mënyrë tjetër për zgjidhjen e konflikteve personale, gjinore dhe politike”.
“Kultura e komunikimit dhe zgjidhjeve te konflikteve len shumë për të dëshiruar në Kosovë. Unë nuk pajtohem politikisht, por sot jam ne anën e Albana Xharrën, nënë, grua gazetare dhe aktiviste politike dhe kundër dhunës”.
Valon Murtezaj LDK: “Dënojmë sulmin ndaj znj. Xharra, dhe çdo lloj akti të dhunës, ndaj çdokujt”.
Avni Arifi AAK: Nuk ka motiv që justifikon një sulm të tillë. Aktorët të përballen me drejtësi.
Lumir Abdixhiku: Mospajtimet politike s’mund të përfundojnë në dhunë fizike. Sidomos ndaj një nëne e një gruaje të pambrojtur. Sot, të sulmuar jemi të gjithë. Ngjarje e mjerë.
Fatkeqësisht, shteti i kapur s’ka për të zbardhur as këtë rast ndonjëherë. Si tolerues të zakonshëm të dhunës, e shkaktarë të shpeshtë të saj, të njëjtit mbijetojnë mes frikës lehtë.
Xhevahire Izmaku PDK: Me te dal gjumi tu e lexu një ksi lajmi, no coment!
Krejt ndjenjat dhe lutjet e mia shkojnë për shërimin dhe qetësinë e familjes se Arbanes!
Tmerr, mjerana kushdo qofshi, me ketë hap e keni inspiru çdo vajze me qene Arbane!
Nganjëherë s’ka fjale njeriu me shprehe atë qe ndjenë! NEVERI QE MBAN TOKA KSI LLOJI NJEREZ!
Imer Muskolaj Analist: Sulm i ligë ndaj Arbanës. Shteti t’i kap dhe t’i ndëshkojë sa më shpejt ata që sulmuan Arbanën vetëm pse zgjodhi të shprehet lirshëm, vetëm pse bëri zgjedhjen e saj. Linçimi publik, fatkeqësisht, nuk ka si të përfundojë ndryshe.
Besa Luzha: E shokuar nga ajo çfarë i ka ndodhë Arbanës bëj thirrje organeve të rendit të kapin dhe dënojnë menjëherë kryesit e kësaj vepre e Arbanës i dëshiroj rekuperim sa më të shpejtë.
Rasti i Arbanas duhet të na mobilizojë të gjithëve si shoqëri për të dënuar dhe parandaluar dhunën e linçimet ndaj çdo qytetari pa dallim. Forcat e rendit duhet të aktivizohen që të ketë siguri dhe qetësi sidomos në këtë periudhë parazgjedhore përplot tensione./Arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...