Google ADS

Anëtari i PDK-së reagon pas rrahjes së Arbanes

08:44 | 13 Maj 2017
Arbresh.info

Anëtari i PDK-së, Gani Goci ka reaguar pas rrahjes së anëtares së re të kësaj partie, Arbana Xharrës.

“Edhe në kohë e fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes, ka pas moral tek shqiptarët!”, ka thënë Koci.

“Femra dhe fëmijët kanë qenë të paprekshëm,kurrë nuk kanë qenë cak i hakmarrjes as i gjakmarrjes”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se ata që sulmuan Arbanën nuk janë njerëz, janë monstrum.

“Monstrumet duhet të kapën shpejt dhe jo vetëm te dënohen meritueshëm por ata duhet edhe të trajtohen në laboratorë speciale!”.

“Militantëve të republikës së dytë, ekstremistëve islamik dhe fanatikëve politik,duhet tu ndalet turri”.

“Shteti duhet të veprojë me urgjencë!”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme