6 gjëra që nuk duhet të bëni kurrë përpara se të operoheni

01:36 | 13 Maj 2017
Trina Galanxhi

Edhe pse përpiqeni vazhdimisht të bëni aktivitet fizik, të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme dhe të bëni një jetë sa më aktive, sërish lind nevoja  t’i nënshtroheni trajtimeve mjekësore të specializuara.

Ndërhyrja kirugjikale është një prej tyre.

1.Nuk duhet të lyeni thonjtë me manikyr: Edhe pse dyshojmë që ndonjë pacienti t’i shkojë në mend  diçka e tillë para operacionit, është më mirë të mos e bëni. Mjekët i vështrojnë vazhdimisht thonjtë gjatë operacionit për të kontrolluar oksigjeninimin e gjakut. Për këtë arsye thonjtë duhet të jenë gjithmonë të prerë e të palyer.

2.Mos konsumoni hudhra, xhenxherfil dhe xhinsen: Mjekër rekomandojnë të mos konsumoni ushqimet e lartpërmendura pasi rrisin rezikun e gjakderdhjes së tepërt gjatë ndërhyrjes.

3.Ndalohet të përtypni çamçakëz: Shumë persona mendojnë se çamçakëzi mund t’i bëjë të humbasin mendjen dhe të çtensionohen para operacionit. Ky veprim është tejet i dëmshëm pasi çamçakëzi stimulon prodhimin e acidit në stomak. Nëqoftë se ky acid arrin në mushkëri mund të shkaktojë vdekjen e pacientit.

4.Mos pini cigare para operacionit: Kjo këshillë mund të mos ju pëlqejë shumë duhanpirësve, por duhet zbatuar. Nuk duhet të pini cigare 24 orë para operacionit pasi duhani ndikon tek bronket dhe si rrjedhojë në marrjen e anaestezisë.

5.Nuk duhet të depiloni këmbët: Sipas mjekëve britanikë një ndër arsyet më të shpeshta të anullimit të operacioneve është pikërisht depilimi i këmbëve. Depilimi i këmbëve ul barrierën mbrojtëse të lëkurës si dhe rrit rrezikun e infeksioneve nga kontakti me plagët e hapura.

6.Nuk duhet humbur peshë: Humbja e shpejtë e kilogramëve brenda një periudhë të shkurtër kohore dobëson organizmin dhe mund të krijojë komplikacione gjatë opeacionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme