Prostituta shqiptare fut në kurth italianin, por e pëson

01:21 | 13 Maj 2017
Trina Galanxhi

Një vajzë 22 vjeçare shqiptare në Milano ka futur në kurth një burrë italian 40 vjeçar, duke i thënë se i duheshin 5 mijën euro për të shpëtuar nga “kthetrat” e prostitucionit.

“Ju lutem më ndihmoni, përndryshe ai do të më dëmtojë mua dhe fëmijën tim. Unë jam e burgosur. Ju duhet të paguani 5 mijë euro”, ishin lutjet e vajzës, siç shkruan gazeta italiane “La Republica”.

Burri që ishte njohur prej disa muajsh me vajzën shqiptare është nisur me tren dje në mëngjes nga Roma për në Milano me qëllim që t’i jepte paratë tutorit të vajzës për ta liruar atë, por skenari ishte tjetër. 22 vjeçarja kishte rënë dakord jo vetëm me dhuruesin e parave por edhe me shfrytëzuesin e saj.

Në këtë situatë, ka ndërhyrë policia duke arrestuar tre persona, të gjithë shqiptarë. Bashkë me 22 vjeçaren ishte edhe një 21 vjeçar po nga Shqipëria babai i foshnjës së sapolindur si dhe një 50 vjeçare e njohur për prostitucion dhe histori rrëmbimi.

Burri italian tregoi rastin në policia, ndërsa vajzës i tha se do t’i jepte paratë pas 2 orësh. Nga ana tjetër, policia vuri nën vëzhgim 22 vjeçare, teksa panë që në një makinë ajo kishte bashkëpunëtor, por jo fëmija i lindur më 4 prill të muajit të kaluarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme