Shqipe Pantina nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se dy subjektet politike në koalicion PDK-LDK, janë fajtore për zhvillimet e fundit.
Ajo në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se qeveria Mustafa ka sjellë rritje të lartë të korrupsionit dhe gjithashtu probleme që asnjëherë nuk patën mundësi të përmirësohen.
Sipas saj, 3 vjet qeverisje, vendi është skamnuar gjithnjë e më tepër.
“Nuk është dashur të krijohet qeveria nga këta dy partner, njësoj filloi njësoj mbaroi, këtë e kam thënë gjithmonë”, tha Pantina.
Pantina i konsideron fajtore dy subjektet politike, duke e përmendur madje edhe një fjalë “What goes around comes around”, me ç’rast tha se çka i ka bërë PDK- LDK-së, ashtu edhe i është kthyer.
“Fillimisht ka qenë pabesi nga ana e PDK-së që e votoi mocionin, por edhe LDK-ja hoqi dorë nga ky koalicion”, shtoi ajo.
Pantina, me bindje ka thënë se nga qeverisja e Mustafës, vendi nuk ka pasur fare zhvillime ekonomike.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte