Drake, Birdman, Dr. dre, Jay Z dhe Puff Daddy, janë 5 të parët në listën e më të pasurve në botën e hip hopit.
Me 90 milion dollarë në llogari, reperi kanadez Drake renditet i 5-ti në listën e publikuar nga revista ekonomike “Forbes”.
Vitin e shkuar, albumi “Vieës” i 30-vjeccarit u luajt mbi 1 miliard herë nga Europa në Amerikë. Kurse nëpër koncerte, Drake arriti të paguhej me 1 milion dollarë për natë.
Bryan “Birdman” Williams renditet në vendin e 4-t me një pasuri prej 110 milion dollarë. Së bashku me vëllain e tij, Ronald “Slim” Williams, producenti amerikan i hip-hopit kanë në pronësi shtëpinë diskografike Cash Money Records, e cila menaxhon 3 prej yjeve të skenës siç janë: Drake, Nicki Minaj and Lil ëayne.
Në vend të tretë të listës së “Forbes” gjendet Dr Dre me një pasuri prej 740 milion dollarë. Në rritjen e kësaj shifre, ka ndikuar shitja e kufjeve të tij “Beats”, tek kompania Apple në vitin 2014.
Vendi i dytë shkon veçse për Jay Z. Producenti amerikan ka një rritje pasurie me rreth 30% nga viti i shkuar dhe llogaria e tij bankare aktualisht është 810 milion dollarë.
Kompania e tij e muzikës TIDAL, marka e shampanjës që menaxhon dhe shtëpia e prodhimit Roc Nation duket se po e çojnë bashkëshortin e Beyonce, drejt kryesimit të listës së reperëve më të pasur të botës.
Por deri atëherë, kemi Puff Daddyn i cili vazhdon të mbetet edhe këtë vit, mbreti i hip hopit. Pasuria e tij llogaritet 820 milion dollarë dhe të gjitha për shkak të impenjimit të tij serioz në biznes qoftë edhe jashtë muzikës.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve