Një ditë përpara protestës së opozitës, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka vendosur të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha makinavë në disa rrugë të kryeqytetit, në funksion të mbarëvajtjes së protestës.
Këto rrugë janë:
– nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës – Rrruga “Papa Gjon Pali II”, nga Sheshi “Italia” deri tek kryqëzimi në Bulevardin “Bajram Curri”.
– nga ora 11:30 deri në përfundim të protestës – Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek Kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek Kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”, – Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”, deri tek kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”.
Lidhur me protestën, policia ka kontaktuar përfaqësues të PD-së për t’u informuar rreth: orës së përfundimit të tubimit, personave përgjegjës në mbarëvajtjen e tubimit, personat që do të flasin në këtë tubim, etj.
Sipas njoftimit të policisë, jo të gjitha kërkesat ligjore të mësipërme janë plotësuar nga Partia Demokratike.
Kështu, Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e organizatorëve për respektimin e detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Tubimet”, si garanci për mbarëvajtjen e protestës.
Nesër LDK prezanton kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e ...
Ukrainasit e rusët japin opinionet e tyre për fitoren e Trum...
Kastriot Imeri shënon gol ndaj Shaktharit në Ligën e Kampion...
Aksidenti në aksin “Korçë- Pogradec”, ndërron jetë 35-vjeçar...
Rezi komenton me Drenushën këngën që e këndoi Atilla, gjatë ...
Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë