Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) kërkoi që Parlamenti deri të hënën të mbajë mbledhje dhe të sjellë vendim për mandatet e kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve, sepse deri atëherë përfundon gjysma e parë e majit, kur me ligj ndalojnë të vlejnë mandatet e krytarëve të komunave dhe të këshilltarëve, transmeton Gazeta Express.
Prej atje theksojnë se në pajtim me mendimet e personave profesionistë nga kjo sferë, zgjidhje e mundshme është ndryshimi i Kodit zgjedhor në të cilin në vend të gjysmës së parë të muajit maj do të vihet datë tjetër për të cilën do të arrijnë marrëveshje partitë politike në Parlament.
Nevojitet, konsiderojnë nga BNJVL, edhe ndryshim i Ligjit për vetëqeverisje lokale, si ligj sistematik. Në të shkruan se këshilltarët zgjedhen për kohë prej katër vitesh, ndërsa kryetarët e komunave, ndërkaq, se zgjidhen çdo të katërtin vit. Kjo sipas BNJVL-së do të thotë se me ndryshimet e Kodit zgjedhor mund të zgjidhet problemi me kryetarët e komunave, përderisa për këshilltarët do të nevojitet edhe ndryshim i Ligjit për vetëqeverisje lokale.
Nëse nuk gjendet zgjidhje adekuate, theksuan nga BNJVL, qytetarëve do t’u shkurtohen të gjitha shërbimet që i marrin nga vetëqeverisja lokale, do të ndërpritet realizimi i projekteve infrastrukturore, do të vihet në pikëpyetje edhe funksionimi i kopshteve të fëmijëve dhe shkollave dhe institucioneve tëtjera nën kompetenca të vetëqeverisjes lokale, nuk do të mund të sillen PHU, të jepen leje ndërtimi…
“Do të krijohet pengesë sepse nuk do të mund të vlejnë as autorizimet që u janë dhënë të punësuarve në sektorët dhe shërbimet adekuate në komunat dhe Qytetin e Shkupit, sepse kryetarët e komunave nuk do të mund të nënshkruajnë asgjë”, tha në konferencë prë shtyp pas mbledhjes së sotme të KD kryetari i BNJVL-së, Koce Trajanovski.
Nuk do të mundet, shtoi ai, as të bëhen marrëveshje shitblerëse, të mbahen manifestime sportive dhe kulturore, në pajtim me programin dhe buxhetin e komunave, do të vihet në pikëpyetje edhe realizimi i projekteve të filluara dhe planifikuara infrastrukturore, siç janë ndërtimi i rrugëve, kanalizimeve fekale dhe atmosferike, ujësjellësve…
Në pyetjen nëse është i mundur obsioni që në vend të kryetarëve të komunave të emërohen të besuarit qeveritarë, Trajanovski theksoi se kjo nuk është e mundur në pajtim me vendimet ekzistuese ligjore, të cilat, siç tha, parashohin mundësi të tillë vetëm nëse edhe pas raundit të dytë për zgjehdje të kryetarit të komunës ai nuk zgjidhet, dhe në atë rast të emërojë të besuar qeveritar në mënyrë që të mundësohet funksionimi i vetëqeverisjes lokale deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës.
Në BNJVL janë optimistë dhe kanë shpresë se kjo çështje mund të zgjidhet sepse, siç theksuan, nuk guxon të lejohet shkurtimi i shërbimeve për qytetarët/Arbresh.info/
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...