Maqedoni, spitalet përballen me mungesën e motrave medicinale

19:08 | 12 Maj 2017
Arbresh.info

Shënimi i ditës ndërkombëtare të motrave medicinale gjen spitalet e vendit me probleme të theksuara në këtë sferë. Shumë spitale në vend përballen me mungesë të kuadrit të motrave medicinale, ndërkaq statusi i punës për shumë prej tyre, për gjatë kohë mbetet i pazgjidhur. Motra kryesore në spitalin “8 shtatori” në Shkup, thotë se vetëm në këtë institucion shëndetësor ka deficit prej 180 motrash, kurse numri i atyre që lënë vendin për të punuar në shtetet perëndimore është i madh, transmeton Gazeta Express.

Shumë motra medicinale mbahen nëpër spitale me status të pa zgjidhur sa i përket marrëveshjeve apo mënyrës vullnetare që punojnë, kanë kompensim shumë të ulët financiar dhe ky është një problem shumë I madh I cili është destimulim tek ta. Motrat medicinale janë të përfshira në marrëveshje paushalle. Të gjithë ne mendojmë se me formimin e Odës së motrave medicinal do t’i çelim të gjitha çështjet që na shqetësojnë neve – tha Gordana Beshliovska, Motër medicinale kryesore në Spitalin “8 shtatori”, Shkup.

Në shënim të kësaj dite, fondacionet Dimitar Kotevski dhe “Nënë Tereza” kanë shpallur motrën medicinale më të suksesshme dhe më humane të vitit, në Maqedoni. Ajo është Merlinda Dralla nga Kërçova.

Dashuria ndaj këtij profesioni është shumë e madhe pasi edhe shumë vite e punoj këtë gjë. Vetë puna më ka detyruat që ta punoj me dashuri, me një fuqi që t’i ndihmojë ata që kanë nevojë për këtë ndihmë. Mua më vjen keq të them se kushtet në Spitalin e shtetit nuk janë të mira, pasi atje e kalova rininë dhe ditët e para të punës i kam kaluar atje, vetë kushtet, kura, përgatitja e çdo gjë tjetër, mos të flasim për aparaturën dhe për teknikën – theksoi Merlinda Dralla, spitali “Plodnost”.

Edhe pse nuk ekzistojnë numra zyrtar, sipas Beshliovskës, në Maqedoni numri i motrave medicinale të punësuara është 7 deri në 8000, shifër kjo e cila nuk mundëson plotësimin e nevojave të pacientëve. Sipas organizatës ndërkombëtare “Helth Gruper” vetëm në tre vitet e fundit mbi 1780 mjekë nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Kosova janë larguar për të punuar jashtë vendit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme