Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ka thënë në Info Magazine se partia e tij në asnjë mënyrë nuk bën koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike e Kosovës.
“Dëshira ime e flaktë është që ta çojmë PDK-në në opozitë. Sepse, e ka pështjell si gjarpri këtë popull. Si të tillë unë nuk do t’i përkrah asnjëherë. Unë gjithmonë luftoj me të keqen”, ka thënë ai.
“E keqja e këtij vendi është Partia Demokratike e Kosovës. Kur kemi bërë koalicion, atëherë unë s’kam qenë në Kosovë. Na kanë premtuar shumë dhe s’kanë dhënë asgjë. Prandaj, kësaj partie nuk i besohet”./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...