Shefi i shtabit zgjedhor i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se me angazhimin e tij dhe të stafit të tij do ta kthejë AKR-në fuqishëm në skenën politike.
“Emërimi në këto pozita të rëndësisë së veçantë, për mua është një përgjegjësi dhe sfidë e madhe për proceset nëpër të cilat do të kalojmë ditëve dhe javëve në vijim duke marrë parasysh faktin që vendi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. Sfidat me të cilat do të ballafaqohemi jam i sigurt që do t’i kalojmë me sukses duke pas parasysh përvojën dhe të kaluarën time si njëri ndër themeluesit e AKR-së dhe përvojën në pozitën e Sekretarit të Parë Organizativ. Angazhimi im dhe i stafit tim garanton që AKR do të kthehet fuqishëm në skenën politike. Synimet tona janë të arrijmë dhe tejkalojmë sukseset dhe rezultatet e vitit 2007”, shkruan mes tjerash Pacolli.
Ai fton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e AKR-së që ti bashkohen AKR-së për të ndryshuar gjendjen ekonomike dhe sociale në vend.
“Nga sot, i ftoj të gjithë ish-anëtarët aktiv, simpatizantët, të rinjtë, të papërfaqësuarit, si dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë e që kanë qëllim ndryshimin e gjendjes ekonomike dhe sociale në vend të na bashkangjiten në këtë qëllim fisnik dhe madhor për brezat e ardhshëm. Na priftë e mbara“. Shkruan Pacolli./Arbresh.info
Ky është postimi i plotë i z. Rrahim Pacollit:
Të nderuar anëtarë, votues, simpatizantë, dashamirë të subjektit politik Aleanca Kosova e Re.
Siç jeni në dijeni, Aleanca Kosova e Re javë më parë ka mbyllur ciklin e zgjedhjeve të brendshme dhe ka përfunduar me sukses konsolidimin e organeve të brendshme të parapara me statutin e AKR-së.
Ju njoftoj se sot, më 12.05.2017, me kërkesë të degëve, nëndegëve, antarësisë, simpatizantëve, dhe votuesve të AKR-së, në përputhje të plotë me statutin e AKR-së, jam emëruar Sekretar Organizativ dhe Shef i Shtabit Zgjedhor nga presidenti i AKR-së z.Behgjet Pacolli. Emërimi në këto pozita të rëndësisë së veçantë, për mua është një përgjegjësi dhe sifdë e madhe për proceset nëpër të cilat do të kalojmë ditëve dhe javëve në vijim duke marrë parasysh faktin që vendi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. Sfidat me të cilat do të ballafaqohemi jam i sigurtë që do t’i kalojmë me sukses duke pasë parasysh përvojën dhe të kaluaren time si njëri ndër themeluesit e AKR-së dhe përvojën në poziten e Sekretarit të Parë Organizativ. Angazhimi im dhe i stafit tim garanton që AKR do të kthehet fuqishëm në skenën politike. Synimet tona janë të arrijmë dhe tejkalojmë sukseset dhe rezultatet e vitit 2007.
Nga sot, i ftoj të gjithë ish-anëtarët aktiv, simpatizantët, të rinjtë, të papërfaqësuarit, si dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë e që kanë qëllim ndryshimin e gjendjes ekonomike dhe sociale në vend të na bashkangjiten në këtë qëllim fisnik dhe madhor për brezat e ardhshëm. Na priftë e mbara.
I juaji Rr.P
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë