Padyshim që ajo është njëra ndër këngëtaret më të njohura në botë.
Bëhet fjalë për këngëtaren kolumbiane Shakira.
Ajo së fundmi ka një lajm të mirë për të gjithë fansat e saj.
Këngëtarja kolumbiane Shakira njoftoi rreth 45 milionë abonentë në Twitter se në 26 maj do të nxjerrë albumin e ri të saj “El Dorado”.
Bëhet fjalë për albumin e njëmbëdhjetë të këngëtares 40 vjeçare, një nga artistet latine që ka shitur më shumë disqe.
Titulli i këtij albumi të ri i referohet qytetit mitik që eksploruesit e parë spanjollë tentuan të zbulonin shekuj më parë në vendlindjen e saj në Kolumbi.
Përpara këtij albumi, Shakira nxori një nga këngët që i përkasin këtij albumi , “Chantaje”, një duet me këngëtarin kolumbian Maluma.
Klipi i kësaj kënge ka arritur 100 millionë shikime në Vevo. Muajin e kaluar, ajo lançoi një këngë tjetër “Me Enamore”,ku ajo flet për lidhjen e saj me futbollistin spanjoll Gerard Piqué, me të cilin ka dy fëmijë.
Albumi i saj i fundit është i 2014. Ai titullohet “Shakira” dhe flet për mëmësinë e saj. Çifti është takuar gjatë turneut për xhirimin e videos së këngës “Ëaka Ëaka”, kënga zyrtare e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut në 2010, e fituar nga ekipi i Spanjës, ku bënte pjesë edhe Piqué.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...