Policia e Kosovës ka arrstuar dy persona nën dyshimin e bazuar për ’kontrabandim dhe falsifikim të mallrave’ si dhe ‘falsifikim të parave’
Në njoftimin e Policisë thuhet se sektori i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, pas hetimeve intensive të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të kontrabandës së mallrave dhe falsifikimin e tyre, gjithashtu edhe falsifikimin e parave.
Sipas Policisë, këta të dyshuar në fabrikat e tyre, në fshatin Dumnicë e Podujevës dhe Vragoli të Fushë-Kosovës, kishin pajisjet me të cilat bënin ripaketimin e mallrave të cilave u kishte skaduar afati i përdorimit dhe ato sërish i futnin në treg për shitje.
“Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 12 maj 2017, në rajonin e Prishtinës (në tri lokacione), ka ndërmarrë operacion policor, me ç’rast janë arrestuar dy (2) persona të dyshuar, si dhe janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.
Në këtë operacion kishim asistencën edhe nga Doganat e Kosovës, ATK. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, inspektorët e MTI-së, dhe Njësitë e Specializuara të Policisë”, thuhet në njoftim.
Gjatë këtij operacioni janë arrestuar të dyshuarit: L.H lindur me 1983 dhe F.H lindur me 1984. Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: 1120 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Mallra të ndryshme ushqimore të cilat ishin me afat të skaduar ( i njëjti mall është asgjësuar nga AUV. Makina me të cilat kryhej ripaketimi i mallrave të skaduara. Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit ë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dërgohen në mbajtj policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore./Arbresh.info/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor