Prokurori Ibrahim Fejza hoqi dorë nga ndjekja penale kundër kryetarit të komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, dhe përfaqësueses ligjore të kësaj komune, Drita Hashani, të akuzuar për “mosekzekutim të vendimeve gjyqësore”.
Prokurori Fejza njoftimin për tërheqjen nga ndjekja penale ndaj dy të lartpërmendurve i’a dorëzoi Gjykatës Themelore në Prishtinë, në shqyrtimin e dytë të mbajtur të premten.
I njëjti deklaroi se mbrojtësi i kryetarit Gashi, avokati Nazim Mehmeti, pas ngritjes së aktit akuzues, i kishte ofruar prokurorisë prova materiale të cilat kishin vërtetuar se nuk kishte elemente të veprës penale, shkruan Betimi për Drejtësi.
Ndërkaq, e akuzuara Drita Hashani kishte angazhuar avokatin sipas autorizimit, Alban Ajvazi.
Xhafer Gashi në pozitën e Kryetarit të Komunës së Obiliqit dhe Drita Hashani në cilësinë e përfaqësueses ligjore të kësaj komune, akuzoheshin se më 7 janar 2014, me dashje nuk e kishin ekzekutuar Aktgjykimin e Gjykatës Komunale në Prishtinë, i cili ishte i plotfuqishëm sipas Aktvendimit të Gjykatës së Apelit. Prokurori pretendonte se dy të akuzuarit e kishin ditur se ekzekutimi i vendimeve të plotfuqishme gjyqësore, përbën vepër penale.
Vepra penale “mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 402, paragrafi 2, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, është e dënueshme me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet./ BetimipërDrejtësi/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës