OSBEE ka reaguar në lidhje me protestën e thirrur nesër nga opozita në Tiranë.Në një reagim në Twitter thuhet se në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë dhe se protestat paqësore janë në themel të demokracisë.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka theksuar disa herë se protesta nuk do të jetë e dhunshme.Këtë qëndrim mbajti edhe ish -kryeministri Berisha një ditë më parë, por paralajmëroi kryeministrin për irritimin e protestuesve nga fyerjet që ai u ka adresuar duke u përmendur dialektin, shkruan Lapsi.al.
Disa ditë më parë Berisha u shpreh në një intervistë televizive se protesta do të jetë masive dhe kontrollimi i turmës mund të jetë problematik.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...