Rregullat bazë që secila femër me probleme të tilla të lëkurës duhet të ndjekë…
A keni vallë lëkurë të yndyrshme dhe të prirur ndaj akneve? Atëherë, padyshim keni provuar gjithçka për t’i hequr qafe ato. Dhe, ky mund të jetë problemi më i madh sepse ndonjëherë kujdesi i tepruar dhe larja e shpeshtë mund të shkaktojë thatësi dhe çarje të lëkurës.
Tani mjaft! Jepni lëkurës suaj një pushim! Për të kthyer ekuilibrin dhe arritjen e një lëkure të pastër e të butë, por jo të yndyrshme, ndiqni këto tri këshilla ndaj kujdesit të lëkurës nga dermatologu Karyn Grossman.
Personat me lëkurë të yndyrshme kanë tendencë të lajnë lëkurën e tyre më shpesh se ata të cilët kanë lëkurë normale apo të thatë, thekson Dr. Grossman.
ështu ju përdorni pastrues të shumtë për aknet dhe tonifikues me bazë alkoholi, dhe shumë shpejtë do të përfundoni me shenja dhe çarje të lëkurës. Përdorimi i tepërt i produkteve me përbërës si peroksid benzoil, acid silicilik dhe alkoholi mun të acarojnë shumë lëkurën tuaj, gjë që me tharjen e lëkurës suaj ju nxitni më shumë prodhimin e yndyrës.
Së pari, një sqarim i vogël rreth prodhimit të lëkurës, kjo ndodh shpesh për shkak të hormoneve dhe gjenetikës. Me fjalë tjera, lëkura juaj nuk është e yndyrshme sepse është e papastër apo ndyrë, madje edhe sikur të gjitha larjet e pastimet e botës t’i provoni. Për ta qetësuar sadopak këtë gjendje, mund të përdorni një pastrues të butë si ‘Cetaphil DermaControl Oil-Control Foam Wash’ duke e përdorur dy herë në ditë.
Më pas mund të vazhdoni me terapi si me anë të një tonifikuesi pa alkohol, ‘Dickinson’s Hydrating Toner’ që ndihmon në kontrollin e prodhimit të yndyrës. Nëse lëkura juaj ndihet e thatë pas kësaj, shtoni një hidratues me acid hijaluronik, kjo ndikon në hidratimin e lëkurës – pas shtuar vajra. Mund të provoni edhe xhel me bazë uji ‘Neutrogena Hydro Boost’.
Zgjedhni ndonjë fondacion (bazë sherku) pa shkëlqim
Një fondacion mat pa shkëlqim i formuluar me silicë, ndihmon në absorbimin e yndyrës gjatë tërë ditës. Provoni me primer sikur ‘Rimmel London Stay Matte Primer’ në zonën tuaj T (këtu bie balli, hunda dhe mjekrra) dhe çdo zonë tjetër që bëhet e yndyrshme gjatë ditës.
Më pas zbutni bazën me anë të fondacionit “Rimmel Stay Liquid Mousse”, duke e aplikuar në qendër të fytyrës dhe së fundi mbylleni procedurën me një pudër pluhur për rrezistencë më të gjatë “Rimmel Stay Matte Long Lasting Powder”, veçanërisht në të njëjtat zona që keni aplikuar primer-in.
Zona që duhet të shmangni aplikimin e pudrës? Pjesa e ngritur e mollëzave tuaja, dhe aty mund të theksoni faqet duke përdorur hijëzues me shkëlqim për definimin e tyre.
Të anashkaloni trajtimin e fytyrës
Një trajtim i lënë pas dore mund të ndikojë në paraqitjen e akneve dhe lëkurës së yndyrshme. Është veçanërisht e domosdoshme që të trajtoni mirë aknet për disa javë nën sipërfaqen e lëkurës para se t’i shihni ato.
Fatmirësisht trajtimi i lëkurës me derivat të vitaminës A i quajtur retinoid është zgjidhja më e mirë. Kërkoni xhelin ‘Differin Gel’ në farmacinë tuaj, madje edhe nëse nuk keni akne, retinoidi mund të ndihmojë në mbajtjen e poreve nga mbyllja, thekson Dr. Grossman.
Filloni duke e përdorur çdo të dytën natë, dhe nëse vëreni ndonjë thatësi, aplikoni një shtresë hidratuese me acid hialuronik, si ’Neutrogena Hydro Bosst Water Gel’.
Megjithatë, nëse vëreni se retinoidi shkakton shumë thatësi në lëkurën tuaj, provoni trajtimin e akneve me opsione tjera si peroksid benzoil ose acid salicilik. Peroksid benzoil-i funksionon vërtetë mirë, por shkakton zbardhje.
Ankesa të shumta kanë pohuar personat që e kanë përdorur si njolla të bardha në jastëkë, peshqirë madje edhe në uniformat e shkollës, thekson Dr. Grossman. Për këtë arsye, mjekja pohon se është admiruese e madhe e peroksid benzoil-it.
Për një lëkurë akoma të yndyrshme, provoni një maskë javore me argjil, si maskë pastruese e freskët.
Argjili njihet si absorbues shumë i mirë i yndyrës dhe për çfarëdo lloj trajtimi që përdorni, mbani mend gjithmonë këtë rregull: nëse lëkura juaj ndihet e thatë, ose e teproni më produkte të rënda dhe shpesh, atëherë merrni me lehtësi dhe bëjeni që lëkura të ju pushojë!
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës