Në vitin 2015 studiuesit shqetësuan jo pak njerëz kur deklaruar se 90% e rasteve të tumoreve shkaktohen nga faktorë të jashtëm, si duhani dhe ndotja.
Por tashmë një studim i fundit amerikan i John Hopkins University konfirmon të kundërtën, 66% e tumoreve ose 7 nga 10 raste zhvillohen rastësisht, ose thënë ndryshe për shkak të një gabimi në ADN.
Tumori krijohet kur një qelizë e organizmit në një moment të caktuar “çmendet” dhe humb vetitë e saj duke fituar të tjera si dhe shumëfishohet. Por pse “çmendet”?
Mes faktorëve kryesorë studiuesit rendisin stilin e jetës, thënë ndryshe konsumin e alkoolit, abuzimin me duhanin, një dietë e çekuilibruar dhe faktorë gjenetikë.
Por ka raste klinike ku këto shkaqe nuk qëndrojnë, ndonëse një person sërish sëmuret. Si ka mundësi?
Këtu hyn në lojë studimi i John Hopkins University. Shkencëtarët amerikanë mbajtën nën vëzhgim ndryshimet që çojnë në rritjen anormale të qelizave në 32 lloje të ndryshme kanceri.
“Përgjithësisht duhen dy ose më shumë mutacione kritike të gjenit për të çuar në formimin e kancerit. Tek një njeri këto mutacione mund të shkaktohen për shkak të gabime rastësore të ADN-së”, thonë studiuesit.
Nga të dhënat e analizuara në të 32 tipologjitë e kancerit, studiuesit zbuluan se 66% e mutacioneve ndodhnin krejt rastësisht, ndërsa 29% vinin prej stilit të jetës dhe vetëm 5% prej faktorëve gjenetikë.
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë