Mysafiri i sotëm në programin e mëngjesit në RTK ka folur kryesisht për ecjen nëpër bjeshkë.
Blerim Syla nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina”, tha se një alpinist i kësaj shoqate brenda vitit bën deri në 30 apo 35 ecje të organizuar në bjeshkë.”Janë rreth 30 ecje që planifikohen në fillim të vitit, kur edhe bëhet planprogrami. Ne mundohemi që t’i përmbahemi këtij planprogrami diku 90%, vetëm në rast se është moti shumë i keq, dhe terrenet shumë të vështira, atëherë mund të anulohet ose të shtyhet ai aksion.
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina” është formuar shumë vite më herët si organizatë joqeveritare. ‘Ne mbajmë mbledhje çdo të hënë. Në mbledhje kryesia diskuton aksionin e fundit dhe natyrisht edhe aksionin e ardhshëm’, thotë Syla.
Ai, po ashtu bën me dije se financat janë individuale, dhe se nuk kanë përkrahje financiare, përjashtuar një rast të MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës.
“Vetëm vitin e kaluar Ministria e Sportit na ka ndihmuar për aksionin ndërkombëtar të cilin e organizon Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina” një herë në vit. Vjet në këtë rast kemi pasur mbështetjen edhe Komunës së Prishtinës, të cilët i falënderojmë shumë’, thotë Syla.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...