Juventusi i është bashkuar garës për mesfushorin Andre Gomes që nuk pëlqehet nga Barcelona.
Sipas raporteve të ndryshme, Barcelona është e përgatitur për të shitur Gomesin, i cili iu bashkua klubit katalunas nga Valencia për 30 milionë funta verën e vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
23-vjeçari ka dështuar për të qenë pjesë e formacionit startues të trajnerit Luis Enrique dhe thuhet se do të jetë i hapur për largim nga ‘Nou Camp’. Mediat spanjolle kanë pretenduar dje që agjenti i Gomesit, Jorge Mendes, është duke punuar në sigurimin e një marrëveshje të re për futbollistin.
Lexo edhe: Arsenali sfidon Chelsean në garën sulmuesin e Real Madridit (FOTO)
Megjithatë, gazeta italiane ‘Corriere dello Sport’ pretendon se Juventusi ka kthyer vëmendjen e tyre te mesfushori, që kërkohet gjithashtu nga Real Madridi, pasi Massimiliano Allegri është duke kërkuar të përforcoj skuadrën e tij.
Bazuar në këtë raport, Allegrit i janë ofruar 126 milionë euro për të siguruar shërbimet e tre yjeve ndërkombëtar këtë verë.
Njëri nga ata besohet të jetë Gomes, i cili është në dispozicion për çmimin e duhur pas një sezoni të përzier te klubi i ri./arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...